Apr 242016
 

ekipi-teknik PROTTES webTashmë në PROTTES, në BARBARA STADION gjinden ekipet e punës dhe përgatisin rrjedhën e mbarëvajtjes së garave! Ekipet garuese të futbollit priten nga ora 9:30!

Moti është i mirë, pa reshje, ndërsa filluan rrezet e para të diellit të rrezojnë fushën ku fillon KAMPIONATI I SHTATË në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në garata kampionale të sivjeme!

Ekipip për informim!

 24. April 2016
Apr 232016
 

 

PROTTES-harta

Nesër, më 24.04.2016, në PROTTES afër Vjenës, fillojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të shtatë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që nesër, e diel, më 24.04.2016, të paraqiten në fushë në orën 9:30, „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes!

Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportivnë orën 8:30!

Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË PARË të KAMPIONATIT 2016. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA:  „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes
ORA PËR EKIPET:     9:30

Të gjithëve ju urojmë një vit të mbarë sportiv dhe suksese në garat kampionale të futbollit!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 23. April 2016
Apr 122016
 

LIGA - KAMPIONATI fillon - 24.04.2016

Në takimin/mbledhjen e fundit, të datës 09.04.2016, u vendos, që fillimi i KAMPIONATIT 2016, tashmë i shtati me radhë që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të mbahet në „Barbara STADION“ në PROTTES, ditën e diel, më 24.04.2016.

Data 24.04.2016 tashmë u konfirmua edhe zyrtarisht nga kryetari i Komisionit të Garava, Halil Jashari, që vepron në kuadër të kësaj Lige, i cili dha edhe datat e para të raundeve pasuese. Tashmë zyrtarisht u fiksua 24 PRILL 2016 data e hapjes, në të cilën fillojnë garat KAMPIONALE 2016, kurse vazhdojnë pastaj më datën 01.05.2016 dhe poashtu edhe më datën 15.05.2016. Për ecurinë e zhvillimit të garave, si zakonisht, do të njoftojmë me kohë.

Ftojmë ekipet pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2016, që deri me këtë datë (24.04.2016), të kryejnë të gjitha pikat dhe obligimet e parapara sipas rregullave të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe poashtu të përgatisin ekipet me listat e lojtarëve me të cilët edhe do të marrin pjesë!

Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese dhe presim ndeshje me cilësi të lartë sportive dhe fair-play!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 12. April 2016
Apr 072016
 

futbollishqiptar_rrethi

 

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha komisionet dhe ekipet punuese, të gjithë përkrahësit dhe aktivistët, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, dhe përfaqësuesist e të gjitha ekipeve që tashmë janë paraqitë për garat kampionale dhe ato që janë të interesuara dhe pa kunfirmuar po ashtu, në takimin e radhës, më 09.04.2016, në orën 19:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 7. April 2016
Apr 042016
 

kampionati 2016 - Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Sikur që ishte paraparë dhe vendosur nga kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në mbledhjet përgaditore për Kampionati  e Futbollit 2016, për të gjithë të pjesmarrësit e rregullt të kësaj lige dhe po ashtu për të gjithë të interesuarit e tjerë, dhe pjesëmarrës të ri, që dëshirë e kanë dhe e adhurojnë FUTBOLLIN, afati i paraqitjes së ekipeve, që ishte i hapur deri në përfundimin e datës 03.04.2016, tashmë kaloi fazën e parë! Kjo paraqitje u realizua edhe këtë vit përmes anës digjitale, me anë të formaularit ONLINE, të realizuar nga ekipet punuese që veprojnë në kuadër të kësaj lige.

KËRÇOVA merr pjesë për herë të parë në garat KAMPIONALE 2016, dhe është ndër ekipet e reja, që tashmë në afatin e duhur ka bërë konfirmimin zyrtar! Organizatorëve dhe pjesëmarrësve të këtij ekipiti të ri ju urojmë suksese në këto gara!

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në mbledhjen e radhës, që parashihet të mbahet së shpejti, do të prezantojë detajet e procedurës së paraqitjeve, në bazë të të cilave do të parapërcaktohet, pos tjerash, edhe sistemi i zhvillimit të garave për KAMPIONATIN 2016.

Sipas informatave që kemi nga aktivistët e kësaj lige, përveç ekipeve të ligës, të cilat tashmë zyrtarisht konfirmuan pjesëmarrjen, këtë vit mund të priten edhe ekipe tjera të reja, të cilat për arsye organizuese dhe angazhimeve të tjera, së shpejti dë të konfirmojnë vendimin e tyre në lidhej me pjesëmarrje në këto gara.

Pas vendimit të kryesisë, do të informojmë edhe për detaje të tjera!

Të gjitha ekipeve që zyrtarizuan pjesëmarrjen në garata e futbollit për vitin 2016, ju urojmë suksese dhe presim ndeshje të mira dhe fair-play, kurse ekipeve të reja mirëseardhje me shpresë të bashkëpunimevet të gjata dhe të suksesshme!

 

Në emër të kryesisë së ligës

Ekipi për informim

 4. April 2016
Suffusion theme