Në vazhdim publikojmë material nga Turneu „Talentët e Diasporës“, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri“, i cili është organizimi i parë pas hyrjes në fuqi të masava COVID19, gjë që ndikoi në shtyerjen e aktiviteteve sportive e kulturore në Ligën Shqiptare. Ky Turne është paraqitur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, prej ku kemi pasur përkrahje në manifestimet në të kaluarën! Këtë e theksoi në fjalën e rastit edhe ish/kryetari Qani Sulejmani, që hapi turneun në emër të kryesisë dhe në emër të kryetarit aktual Luan Kreka, që me arsye mungoi.
Në këtë Turne, Liga Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin teknik, që vepron në kuadër të kësaj lige, terenin e vëzhgoi përmes faktorit njeri, si vëzhgues, por edhe me teknikë, prej ku do shkëpusim momentin e dorëzimit të Kupës te „Vendi i Parë“ – Veleshta, por edhe nga ndeshjet gjatë ditës!
Për kënaqësinë e mbarëvajtjes së këtij turneu, nga anëtarët e kryesisë, u përcollën falënderime dhe foto nga ekipet tjera pjesëmarrëse, materialin e të cilëve, si shenjë falënderimi, do e postojmë më poshtë!
Falënderojmë të gjitha ekipet për pjesëmarrje, si dhe të gjithë të pranishmit e asaj dite!
Ekipet fituese të katër vendeve të pata, në këtë ditë janë:
- Veleshta – Fitues i Turneut / Vendi i parë (1)
- Ero Bau – Vendi i dytë (2)
- Abdyl Frashëri – Vendi i tretë (3)
- Timi – Vendi i katërt (4)
Në vazhdim disa nga fotot e marra deri më tash – radhitja sipas automatizimit!
Përpos ekipeve fituese u shpërblyen, sipas traditës në Ligën Shqiptare të Futbollit në Asutri, ekipi Fair Play, lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë, portieri më i mirë, si dhe u dha mirënjohje dhe nga një medalje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë turne!
Urojmë të kemi takimet e radhës sa më parë!
Ekipi për informim
A.J.