Mai 202022
 

Në vazhdim publikojmë material nga Turneu „Talentët e Diasporës“, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri“, i cili është organizimi i parë pas hyrjes në fuqi të masava COVID19, gjë që ndikoi në shtyerjen e aktiviteteve sportive e kulturore në Ligën Shqiptare. Ky Turne është paraqitur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, prej ku kemi pasur përkrahje në manifestimet në të kaluarën! Këtë e theksoi në fjalën e rastit edhe ish/kryetari Qani Sulejmani, që hapi turneun në emër të kryesisë dhe në emër të kryetarit aktual Luan Kreka, që me arsye mungoi.

Në këtë Turne, Liga Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin teknik, që vepron në kuadër të kësaj lige, terenin e vëzhgoi përmes faktorit njeri, si vëzhgues, por edhe me teknikë, prej ku do shkëpusim momentin e dorëzimit të Kupës te „Vendi i Parë“ – Veleshta, por edhe nga ndeshjet gjatë ditës!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për kënaqësinë e mbarëvajtjes së këtij turneu, nga anëtarët e kryesisë, u përcollën falënderime dhe foto nga ekipet tjera pjesëmarrëse, materialin e të cilëve, si shenjë falënderimi, do e postojmë më poshtë!

Falënderojmë të gjitha ekipet për pjesëmarrje, si dhe të gjithë të pranishmit e asaj dite!

Ekipet fituese të katër vendeve të pata, në këtë ditë janë:

  • Veleshta – Fitues i Turneut / Vendi i parë (1)
  • Ero Bau – Vendi i dytë (2)
  • Abdyl Frashëri – Vendi i tretë (3)
  • Timi – Vendi i katërt (4)

Në vazhdim disa nga fotot e marra deri më tash – radhitja sipas automatizimit!

 

 

 

 

 

 

 

Përpos ekipeve fituese u shpërblyen, sipas traditës në Ligën Shqiptare të Futbollit në Asutri, ekipi Fair Play, lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë, portieri më i mirë, si dhe u dha mirënjohje dhe nga një medalje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë turne!

Urojmë të kemi takimet e radhës sa më parë!

Ekipi për informim
A.J.

 

 20. Mai 2022
Mai 162022
 

Përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm TURNEU „TALENTËT T DIASPORËS“, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, që parashihej si bashkëpunim me Ministinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës e Kosovës, në të cilin morën pjesë 16 ekipe shqiptare, sikur që ishte parapa nga kryesia e ligës edhe gjatë planit.

Ekipeve që u lajmëruan me vonesë, ju kërkojmë falje, por respektimi i afatit që kishte caktuar kryesia u përfill nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe u arrit maksimumi i planifikuar!
Ju urojmë fat herave të tjera!

Gjatë ndeshjeve futbollistike kishte shumë ndeshje me cilësi jashtëzakonisht të lartë, lojtarë me përgatitje të lartë profesionale, që publiku dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u kënaqën me rezultatet dhe sukseset e arritura! Triumfoi ekipi i futbollit VELESHTA, fitues!

Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë, ata që ndihmuan secili në mënyra të ndryeshme, sposorët, dhe ata që dëshiruan të marrin pjesë e që u lajmëruan për vonesë!

Dje, ditë e Diel, më 15.05.2022, të gjithë ishim një, të gjithë ishim DIASPORË, të gjithë ishim shqiptarë!

Materiali dhe detajet e tjera i publikojmë pas përgatitjes së materialit!

I falënderojmë edhe një herë të gjithë, për kënaqësinë e të gjtihëve!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 16. Mai 2022
Mai 132022
 

Ndeshjet janë paraparë të fillojnë në orën 10:00, ekipet duhet ardhë më herët,
prandaj lusim ekipet të lajmërohen me kohë në fushë!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese dhe lojë fair play!

Ndarja në grupe është si në vazhdim:

GR 1

GR 2

GR 3

GR 4

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 13. Mai 2022
Mai 092022
 

Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të diel, u vendos të përmbyllet afati i paraqitjes së ekipeve, gjë që ishte paraparë edhe më parë, pasi që të gjitha ekipet e interesuara kanë kryer obligimet dhe plotësuar kushtet për pjesëmarrje.

Shorti dhe orari i ndeshjeve do të prezantohen pasi që komisioni të përgatitë materialin e nevojshëm.

Falënderojmë të gjithë të interesuearit, aktivistët, bashkëpunëtorët, si dhe ekipet pjesëmarrëse!

Ekipi për informim (A.J.)

 9. Mai 2022
Mai 082022
 

Sot, më 08.05.2022, takohet kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ku tema kryesore do të jetë parapërgatitjet për turnirin e datës 15.05.2022.

Vendimet dhe detajet e nevojshme për ekipet, do të shpallen pas takimit.

Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. Mai 2022
Suffusion theme