Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! URIME PASHKËT!
Ekipi për informim (A.J.)
Gjithçka ishte për mrekulli, fituan më të mirët – fituam po ashtu të gjithë së bashku – Urime Kosovë!
„Për këso organizimesh, na ftoni sërish! Jemi shumë të kënaqur!“ – fjalë këto nga shumë pjesëmarrës!
Kështu do të përmbyllej me pak fjalë ecuria e Turneut Tradicional të Pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet tash e sa vite nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Duke filluar në orën 10:00 dhe deri në orët e vona 16 ekipe morën pjesë në garat e së dielën, të ndara në katër gruppe, për më të mirin e turneut, edhe pse numri i ekipeve që donin të merrnin pjesë ishte edhe më i madh, por ishte vendimi i kryesisë, që 16 ekipet e para, të cilan kryejnë obligim, marrin pjesë. Kjo është tashmë traditë në Ligën Shqiptare, dhe mirëkuptohet edhe nga ekipet e tjera.
Me këtë rast i falënderojmë ekipet që treguan interes, por që ishin pak më me vonesë, se ata që morën pjesë! Ju faleminderit të gjithëve!
Kishim edhe dy ekipe të veçanta, ekipi FC Kosova që erdhën enkas prej Tiroli, sie dhe ekipin e shqiptarëve të Sanxhakut – SANXHAKU. I falënderojmë që na u bashkangjitën në aktivitetin tonë!
Po ashtu i falënderojmë të gjithë simpatizuesit dhe shikuesit që ishin në ndekjen e ndeshjeve, dhe krijuan një atmosferë sportive, me emocione të gjalla, dhe mbështetje të ekipeve, ashtu u ka hije simpatizuesëve!
Njëherit i falënderojmë edhe aktivistët, që mbështesin, mbështet[n dhe ndihmojnë Ligën Shqiptare!
Po ashtu falënderojmë sponsorën për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë, në këto kohëra ekonomikisht dinamike, gjë që Ligën Shqiptare e lehtëson për të kryesit aktivitete sportive dhe ruajtjen e kulturave tona jashtë atdheut – në Diasporë.
Falënderojmë edhe referët shqiptarë, profesionistë, të cilit siguruan korrektësi gjatë garave!
Falënderojmë edhe stafet diplomatike të ambasadave tona në Vjenë, atë të Shqipërisë dhe po ashtu të Kosovës, që nderuan Turneun tonë Tradicional me pjesëmarrjen dhe fjalimet e tyre!
Ekipi për informim i falënderon të gjithë – JU FALEMINDERIT!
——————FITUESIT ——————
Fitues i Turneut Tradicional, pas ekzekutimit të penaltive, doli ekipi Simba Sports.
Vendet e para, lojtarët e të cilëve u stolisën me medalje, dhe kupa, ishin:
1. Simba Sports
2. SV Albania
3. FC Kosova (erdhën nga Tiroli i Austrisë)
pasuar nga vendi që fitoi po ashtu kupën për të katërtin
4. RD Immo
———————————————–
Falënderojmë të gjitha ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare, për organizim dhe mabarëvajtje të shkëlqyeshme, si dhe një falënderim të veçant për kuzhinën – MEXHID, FALEMINDERIT!
Deri në organizimet e tjera, ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë!
Për Ligën Shqiptare
Ekipi për informim (A.J.)
Ashtu sikur që ishte planifikuar, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.
Lusim ekipet që në orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!
Adresa është Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Vjenë!
Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!
Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)
Vetëm edhe pak vende të lira në TURNEUN TRADICIONAL TË PAVARËSISË, përderisa vazhdojnë paraqitjet e ekpeve, ku numri i pjesëmarrjes është i caktuar.
Vendet e garantuara janë vetëm për ekipet që kryejnë obligimin e pjesëmarrjes – kryerjen e pagesës, në afat e caktuar nga kryesia!
Afati i fundit i paraqitjeve pritet të caktohet këtë të diel, më 26.02.2023, në takimin e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që fillon në orën 11:00!
Detajet dhe informatat i gjeni në vazhdim!
Ju mirëpresim!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!
Për këtë rast, më 05.03.2023, në Vjenë, do të mbahet TURNEU TRADICIONAL I PAVARËSISË! Për detaje dhe informata të tjera kliko këtu!
Shpresojmë në përmbushjen e ëndrrave dhe dëshirave tona!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)