Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Me nderime!
Kryesia e Ligës
Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,
muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore. Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur! Këtë vit u urojmë të gjithëve, në veçanti, edhe shumë shëndet!
Shpresojmë që në sezonin vjeshtor të takohemi të gjithë, shëndosh e mirë, në aktivitetet që ishin të parapara!
Verë të mbarë ju uron
Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Nëse ka përmirësim të situatës së pandemisë, si dhe nëse lejojnë kushtet dhe ligjet, parashihet takimi i kryesisë para fundit të këtij muaji!
Urojmë që kjo situatë të jetë në përfundim dhe të fillojmë me aktivitetet tona sikur që kishim më parë!
Në emër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)
Në muajin maj pritet takimi i kryesisë, pasi që shpresojmë të kemi lehtësim për mënyrat e takimeve të rregullta, sipas kushteve që caktohen dhe propozohen nga organet shtetërore të Austrisë gjatë pandemisë që kemi tash e mbi një vit.
Urojmë që sa më shpejt të mund të fillojmë me aktivitete dhe takime të rregullta, sikur që kishte Liga Shqiptare e Futbollit në Austri që nga viti 2010, kur edhe u themelua, e deri para pandemisë!
Urojmë shëndet për të gjithë!
Ekipi për informim (A.J.)