futbollishqip

Juli 262021
 

Sportistët kosovar, që po marrin pjesë në garat olimpike, në Tokio (Tokyo 2020), po shkëlqejnë me sukseset e tyre të një pas njëshmme!

Dy nga vajzat tona të arta, morën dy medalje të arta!
Pas Distria KRASNIQIT, sot mori edhe Nora GJAKOVA TË ARTËN! – JU LUMTË!

Tash në rënditjen botërore të medaljeve olimpike të arta, Kosova është e një herë për një herë e 7-ta! Kurse sipas numrit të përgjithshëm të medaljeve, e 15-ta! Çka për nivelin botërore është një sukses shumë i madh i deritashëm!

Urojmë suksese të reja edhe ditëve të ardhshme në:

BOKS – 27.07.2021 – Donjeta SADIKU
NOTIM – 27.07.2021 – Olt KONDIROLLI
(G)JUDO – 29.07.2021 – Loriana KUKA
WRESTLING
– data endo jo fikse 2021 – Egzon SHALA
ATLETIKË – data ende jo fikse 2021 – Musa HAJDARI

Kurse deri më tash, në Tokio (TOKYO 2020), pa medlje garuan:

SHËNJTARI – 25.07.2021 – Drilon IBRAHIMI, që thej rekordin e vet, si dhe rekordin shtetëror!
(G)JUDO – 25.07.2021 – Majlinda KELMENDI, ylli që solli medaljen e parë historike për Kosovën (2016)!
NOTIM – 25.07.2021 – Eda ZEQIRI, edhe pse e para në grupin e saj, nuk i mjaftoi për medalje!
G(J)UDO – 26.07.2021 – Akil GJAKOVA, i cili ishte shumë afër medlajes së bronztë!

Radhitja tabelare e medaljeve olimpike deri më tash:

JU LUMTË!
Presim sukseset e ekipit të SHQIPËRISË, që mund të kemi në ditët në vazhdim!

Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
(A.J.)

 

 26. Juli 2021
Juli 202021
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Kryesia e Ligës

 20. Juli 2021
Juli 102021
 

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore. Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur! Këtë vit u urojmë të gjithëve, në veçanti,  edhe shumë shëndet!

Shpresojmë që në sezonin vjeshtor të takohemi të gjithë, shëndosh e mirë, në aktivitetet që ishin të parapara!

Verë të mbarë ju uron
Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

 10. Juli 2021
Mai 182021
 

Nëse ka përmirësim të situatës së pandemisë, si dhe nëse lejojnë kushtet dhe ligjet, parashihet takimi i kryesisë para fundit të këtij muaji!

Urojmë që kjo situatë të jetë në përfundim dhe të fillojmë me aktivitetet tona sikur që kishim më parë!

Në emër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 18. Mai 2021
Mai 132021
 

futbollishqiptar_rrethi

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!
Kryesia e Ligës

 13. Mai 2021
Suffusion theme