futbollishqip

Feb. 172018
 

Me rastin e 10-të VJETORIT të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme, me shpresë për një të ardhme të dëshiruar!

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 17. Februar 2018
Jan. 262018
 
Kampionati 2018

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI – Foto nga përmbylljet e kaluara

 

Mbrëmë, në mbledhjen e parë të kryesisë për këtë vit, u shpaluan planet për vitin 2018!

Risi për këtë vit do të jetë pjesëmarrja e disa ekipeve për fëmijë, që do të garojnë në KAMPIONATIN E FËMIJËVE, që zhvillohet përkrah KAMPIONATIT 2018 NË FUTBOLL, që organizohet për të nëntën herë me radhë!

Edhe këtë vit, sipas të gjitha gjasave, garat do të zhvillohen në Vjenë. Për detajet dhe vendimet e marra, do të njoftojmë me kohë.

Paraqitja e ekipeve parashihet të bëhet deri më 15 Mars 2018, kurse përgjigjet e para nga disa ekipe tashmë janë fikse.

Edhe këtë vit do të ketë ekipe të reja, që do të garojnë në garat kampionale të futbollit, të cilave ju urojmë suksese në gara!

 

Për informata të reaj, ju njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 26. Januar 2018
Dez. 232017
 

Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ju uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2018!

Urime dhe suksese!

 23. Dezember 2017
Dez. 032017
 

Turniri në futboll, i quajtur KUPA 2017, së bashku me përfundimin e Kampionatit të 8-të, shënuan edhe përfundimin e aktiviteteve, për vitin 2017, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri! Kjo ishte në përgjithësi edhe përmbyllja e takimit të fundit të kryesisë së Ligës Shqiptare për këtë vit, që u mbajt të shtunën, më 2.12.2017, nga ora 17:00!

Ky turnir u organizua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të festës së 28-të Nëntorit, dhe bëri pjesë edhe në kuadër të manifestimit „Javët e kulturës shqiptare në Austri“, që oragnizon Këshilli Koordinues, ku edhe Këshilli mori pjesë në këtë turnir me ekipin që përfaqësoi atë.

Nga ekipet e ndara në 4 grupe garuese, u përzgjodhen me sistem pikësh 8-të më të mirat, ku më në fund, pas kualifikimeve, fitues ishte ekipi VLLAZNIMI (Struga).

VLLAZNIMI(Struga) – Fituesi i turnirit KUPA 2017

Në vazhdim disa nga fotot e ekipeve garuese, që treguan cilësi në ndeshjet garuese, duke treguar edhe korrektësi ndaj rregullave që ka Liga Shqiptare.

EKIPET-GARUESE-NË-TURNIRIN-KUPA-2017

Sipas kërkesave që kemi marrë, në vazhdim janë disa nga fotot e pjesëmarrësve, aksione futbollistike dhe nga shpërblimet e marra nga fituesit!

 

Për të interesuarit, EKIPI TEKNIK  ka përgatitë KALENDARIN 2018, që mund ta shkarkoni nga këtu! Kurse për të interesuarit që ta kenë në formën e shtypur, për një shumë simbolike, ju lusim të na shkruani në këtë link!

Deri në aktivitetet e ardhshme, ju urojmë çdo të mirë dhe ju falënderojmë për bashkëpunim dhe përkrahje!

Ekipi për informim

 3. Dezember 2017
Suffusion theme