futbollishqip

Apr. 172015
 

kampionati - logo - 03-05-2015

Më 03.05.2015 fillon KAMPIONATI 2015, i gjashti me radhë, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Në kuadër të këtyre garave, pas përfundimit të afatit të rregullt të paraqitjeve të ekipeve garuese, do të marrin pjesë vetëm ekipet që kanë filluar procedurat e rregullta!

Sipas Komisionit të Garave, që funksionon në kuadër të Ligës Shqiptare, për ndeshjet kampionale të këtij viti, janë këto ekipe:

Renditja sipas paraqitjes

  1. FC TIMI  / 2010-Vendi 3 / 2013-Nënkampion / 2013-Fitues i Kupës / 2014-Nënkampion
  2. KF KRENARIA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-Fair Play
  3. KREMSI / 2010-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  4. FC DRENICA / për herë të parë garon në vitin 2014 / 2014-KAMPION
  5. PRESHEVA / për herë të parë garon në vitin 2015
  6. GALATASARAY / për herë të parë garon në vitin 2014 /
  7. KF STRUGA / 2010-KAMPION / 2011-Vendi 3 / 2012-Nënkampion / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  8. FC SHQIPONJA / 2013-Vendi 3 / 2015-RIKTHEHET në Ligë
  9. BISH / për herë të parë garon në vitin 2010
  10. STUDENTI / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
  11. TERNITZ / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur
  12. AFRIM ZHITIA / për herë të parë garon në vitin 2010 / 2014-Vendi 3 / 2015- procedura ende  e hapur
  13. ENDE PA EMËR / Dëshirojnë të marrin pjesë në vitin 2015 – procedura ende e hapur

Nga kjo radhitje, deri më tash, nëntë (9) ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen në KAMPIONATIN 2015, ndërsa katër (4) ekipet e tjera duhet të kryejnë procedurat e rregullta. Moskryerja rezulton në mospjesëmarrje!

Komisioni i garave, në krye me Halil Jasharin, që në Kuvendin e Ligës, të mbajtur këtë vit, më 22.03.2015, paraqiti planin e parapërgatitjeve nga ana e këtij komisioni, ku parashihen kombinacionet e mundshme të mbarëvajtjes së garave.

Pritet vendimi i Kryesisë së Ligës, për caktimin e numrit përfundimtar të ekipeve që do të marrin pjesë në KAMPIONATIN E FUTBOLLIT 2015, ku menjëherë do të publikohet edhe orari përfundimtar i garave.

Për informata tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 17. April 2015
Apr. 162015
 

kampionati - lajmi

Tejkalohen parashikimet e fazës përgatitore, përderisa përmbyllet zyrtarisht afati i paraqitjes së ekipeve garuese për KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, afat ky, që ishte i hapur deri më 15.04.2015, në orën 23:57.

Vetëm disa orë para përmbylljes së afatit të rregullt, siç njofton ekipi teknik i ligës sonë, ekipi BISH ka filluar procedurat e rregullta duke bërë paraqitjen edhe zyrtarisht, për pjesëmarrje në garat e vitit 2015. Urojmë suksese në KAMPIONATIN 2015!

Për informata të tjera, dhe për intervistën e kryetarit të ligës, Z. Qani Sulejmani, para fillimit të kampionatit, ju njoftojmë së shpejti!

Kampionati i sivjetëm fillon më 03.05.2015, në BARBARA STADION, në Prottes.

Ekipi për informim

 16. April 2015
Apr. 152015
 

ora

Sot, në orën 23:57, përfundon afati i rregullt i paraqitjes së ekipeve që dëshirojnë të garojnë në kampionatin e futbollit për vitin 2015, që është caktuar të fillojë më datën 03.05.2015, në BARBARA STADION në Prottes.

Konkurimi bëhet drejtëpërdrejtë ONLINE përmes FORMULARIT PËR KONKURIM.

Pas përmbylljes së afatit konkurues, do të njoftojmë për detajet e tjera.

Ekipi për informim

 15. April 2015
Apr. 142015
 

kampionati - lajmi

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, na njofton, se në garat kampionale të këtij viti do të garojë sërish BISH VJENË, gjë që është konfirmuar para pak çasteve.

Pritet nga ekipi teknik dhe nga komisioni i garave fillimi i procedurave të rregullta, për çka do të informojmë me kohë. Ekipit BISH Vjenë i urojmë suksese në garat kampionale për vitin 2015!

Ekipi për informim

 14. April 2015
Apr. 142015
 

kampionati - lajmi

Ka mbetë vetëm edhe një ditë, deri më 15.04.2015, kur do të mbyllet afati i rregullt i paraqitjes së ekipeve, që dëshirojnë të marrin pjesë në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015, të caktuar më parë nga organet kompetente të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Sipas analizës së Komisionit të Garave, që vepron në kuadër të Ligës, por edhe të premtimeve të ekipeve, që më parë dëshironin të merrnin pjesë, deri më tash, është tejkaluar numri i ekipeve në krahasim me vitin e kaluar. Presim deri në fund të ditës së nesërme për gjendjen përfundimtare dhe për numrin e ekipeve që do të garojnë në Kampionatin 2015!

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin e sivjetëm, ekipi për informim, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Z. Qani Sulejmani, ku detajet e kësaj interviste priten të publikohen nesër!

Ekipi për informim

 14. April 2015
Suffusion theme