Liga

Dez 242016
 

LOGO Liga
Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ju uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2017!

Urime dhe suksese!

 24. Dezember 2016
Mai 152016
 

kampionati 2016 - rrethi

Në Prottes, afër Vjenës, përfunduan ndeshjet e raundit të radhës, që organizon Liga Shqiptare e Futbolit në Austri. Deri më tash më të suksesshëm u treguan futbollistët e ekipit KËRÇOVA, duke ikur me sistem pikësh nga ish kampioni FC TIMI, që rënditet në vendin e dytë.

Vendi i tretë deri më tash i takon ekipit DUKAGJINI, që marrin pjesë për herë të parë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe të ndjekur me vetëm tri pikë nga ekipi RINIA. Të dy këto ekipe, ndiqen nga ekipi BESA, që raundin e kaluar ishin befasi me portën e tyre të shtrënguar fortë, por e tërë kjo nuk i ndaloi KËRÇOVËN dhe FC TIMIN të grumbullojnë pikët e shumta në rënditjen tabelare. Të pa fat ishin kësaj radhe futbollistët e ekipit KRENARIA, që nuk morën asnjë pikë.

Rënditjen tabelare dhe të golashënuesve mund ta shihni në linkun Rezultatet 2016.

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri

Ekipi për informim

 15. Mai 2016
Mai 142016
 

PROTTES-harta

Nesër, më 15.05.2016, në PROTTES afër Vjenës, vazhdojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të shtatë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që nesër, e diel, më 15.05.2016, të paraqiten në fushë në orën 9:00, „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes!

Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportivnë orën 7:45!

Në raundin e radhës, sipas planifikimete të komisionit të garave, ndeshjet do të zhvillohen në dy fusha dhe sipas kësaj rënditje:

Rauni i dytë 2016

Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË RADHËS të KAMPIONATIT 2016. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA:  „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes
ORA PËR EKIPET:     9:00

 14. Mai 2016
Suffusion theme