Liga

Sep. 242018
 

 

Ngjarje Sortive në Vjenë të Austrisë

 

Sukseset ne lshfa nuk kanë të  mbaruar

Edhe nje kampionat përfundoi në ligën shqiptare të futbollit në Austri.Kampioni i Radhes  2018 me shum merit u shpall ekipi Besiana ,Ku as shiu që po rigonte nuk e zbehu ceremonin e perfundimit ngase dëshira për të qen në një eveniment të till nuk shuhet as një her.Pa dyshim se në fushën e blertë ishin lojtarët të cilët po e përcaktonin fatin e fituesit të nëndë të radhës në Lshf A.Të ardhur për ta provuar fatin e tyre ishin disa ekipe që për herë të parë u aktivizuan në në Ligën shqiptare dhe po ashtu me shumë sukses arritën që të jen edhe të vendosur në krye të tabelës Ekipe me shum discipli dhe me loja atraktive me një kualitet të lartë teknikisht e fizikisht të përgaditur mir, vulosën titullin e kampionit që të adresohet në emër të ekipit  Besiana .Kurse përcjellse e kampionit  po ashtu një ekip me shum merita ekipi i sv Albania ,gjithashtu  me loja shum dinamike dhe me një vizion të qartë për të arritur në maje të sukseseve  shum pak i ndau nga marja e titullit kampion.Fc Timi  dy her kampione,  nëntë vite aktive në ligën shqiptare bartë me vete një bagazh të shumtë  të sukseseve një shembull shum i veçant për nga ruatjea e vlerës së organizimit disciplina po ashtu edhe vendosmëria që të japin kontributin e tyre për kultivimin e vlerave të përgjithëshme shqiptare  këtu në mërgat.Ne si kryesi e ligës ju jemi mirënjohës të gjitha ekipeve për angazhimin e tyre në Lshf A pa dyshim se pa pjesmarjen etyre sukseset kurr nuk dotë jen tilla .Për ta zbukuruar gjithë këtë ceremoni  ishin edhe mysafirët shum të veçant të cilët me prezencë e tyre ja shtuan edhe vlerën këti manifestimi duke na bër të vlersuar nga ana e tyre ju falenderojme dhe urojmë edhe në një bashkpunum mëtë thell. Kjo pjesmarje e intitucioneve të Republikës së Shqipërisë  me Ambasadorin Roland Bimo si dhe Konzilin e republikës së Kosovës  Isa Kosumi na mban shum me shprese që ky aktivitet edhe në të ardhmën të vazhdoj me sukseset e saja,por edhe shum dashamir të tjerë si Arsimtarët Osman Ademi  e Ibrahim Hasanaj, Daci Dugagjin ,Zonja Rolanda Limani ,Ermal Vejsa sikurse me pikat muzikore të interpretuar  nga Rami Sahiti na e kopletuan  edhe më shumë manifestimin kulturo sportiv .

Me një angazhimtë veçant të antarëve të kryesisë  Si Januz Saliuka ,Sali Gashi ,Luan Kreka Vaxhid e Mexhid Bislimi  Amir Januzaj ,Bashkimi me në krye Qani Sulejmani që e ndihmoi shum që ky maniferstim të rrjedh sipas planifikimeve tona gjithsesi se edhe referimi ishte në nivelin më të lart e me shum merit janë Abdullah Abdullahu dhe Fuat Rexhepi.

Me shumë shpresë se këto aktivitete dotë vazhdojnë edhe në të ardhmën ,

për ju Halil Jashari


 24. September 2018

Juli 082018
 

Në dy vende të ndryshme me qëllime të njëjta

Liga Shqiptare e futbollit në Austri  si dhe Vllazrimi Cup në Durrër

Edhe pse janë largë njëra me tjetrën lidhja në mes tyre është e mrekullueshme ,ngase kanë të njëjtin qëllim si dhe objektivat e njëjta.

Kështu filloi para dy viteve ku Z .Qani Sulejmani me prezencën e tij në turneun e shum mir të organizuar nga Shoqata Vllaznimi  në krye me shumë të sukseshmin Zotri Idrz Gashi  filloi një bashkëpunim i ndërsjellt.

„Ju falemenderoj nga zemra i nderuari z.Idriz Gashi për vlersimin tuaj në këtë bashkpunim ne mes shoqatës Vllazrimi dhe Liga Shqipare e futbollit ne Austri.   Shpresoj shum se ne nje moment dotë mund të ju takoj dhe të bisedojme për së afermi. Sikurse Qaniu po edhe Vaxhidi kishin fatin të jen ne vendin e ngjarjes dhe shum çka kemi ndegjuar fjalë shum te mira nga ju i nderuar, Gjithsesi ju përgëzoj për punen shum te sinqert dhe te sukseshme ,jeni një shembull ku duhet shumë të mësojme te gjithë. Me shpresë se ky bashkpunim edhe në të ardhmen te jet i tillë ju uroj që të ju prinë gjithmonë e mbara. Me nderime Kryetari i Lshf A Halil Jashari– Austri“

 „Pershendetje z.Halil Jashari deshiroj te jeni mire ju dhe familja juaj si dhe te gjithe shqiptaret e Liges futbollit te Austris.Deshira ime eshte qe ne te vazhdojme bashkpunimin e krijuar me te madhin z.Qani Sulejmani te nisur me shume kenaqesi.sepse te bashkuar mund te ndihmojme me shume njeri tjetrin .dhe do te jemi me prane njeri tjetrit.vetem keshtu mund ti themi botes se ne kemi qene jemi dhe do te jemi mikprites dhe Europiane.Shpresoj qe me shprese te zotit te takohemi nje dite.Respekt per ju qe mbani gjalle bashkimin e Shqiptareve nepermjet sportit dhe kultures per punen tuan te palodhur si staf organizativ dhe tenden si kyetar.Me respekt Idriz Gashi.“

 8. Juli 2018
Juli 032018
 

 Sporti na bashkon“,

Nën moton „Sporti na bashkon“, me 24 qershor, SHMSH „Naim Frashëri“ në bashkëpunim me „Liga Shqiptare e Futbollit“ në Austri, organizoi turne futbolli „Vjena 2018“ me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2017/2018.

Të dielen më 24 qershor në qarkun (Bezirk) e dhjetë të Vjenës, konkretisht në „Sportverein Wienerfeld“ ishin grumbulluar një numër i madh i nxënësve, prindërve dhe adhuruesve të futbollit, për të përcjellë këtë ngjarje sportive. Garën e hapi Halil Jashari, kryetar i „Ligës Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Që në fillim z. Jashari, nga të pranishmit kërkoi një minutë heshtje për të nderuar Legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili cili vdiq me 9 qershor krejt papritur. Në vazhdim ai tha se: Jam i lumtur që sot, „Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, së bashku me SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, ka mbushur përplot  me nxënës, prindër dhe adhurues të futbollit këtë arenë sportive. Kjo dëshmon organizimin tonë të mirë si komunitet i integruar në Austri edhe në fushën e sportit!

Pasi përshëndeti nxënësit dhe të pranishmit kryetarja e SHMSH „Naim Frashëri“ zonja Miradije Berishaj tha: Pas Kuizit të diturisë që e organizuam dje me 23 qershor në Alkoven afer Wells-it, me shumë sukses, ky turne futbolli është aktiviteti i fundit për këtë vit shkollor, që po e organizojmë në bashkëpunim me „Ligën Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Me dëshirë që të jemi gjithnjë së bashku, sepse edhe moto e këtij turneu të futbollit është „Sporti na bashkon“, të gjitha ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese  dhe juve të paranishëm të kaloni sa më mirë!

Gara u zhvillua në dy nivele të grupmoshave të nxënësve.

Niveli parë grupmosha nga 7-10 vjeç u paraqiten gjashtë ekipe: Prishtina, Dukagjini, Shqiponja, Traseni-1, Traisen-2 dhe Teuata.

Me të mirët ishin nxënësit nga Traisen: duke i zënë dy vendet e para! Radhitja Traisen-1, Traisen-2, Prishtina, Teuata, Shqiponjat.  Ekipi Teuata ishte i përbëre  vetëm nga vajzat që treguan një lojë të shkë shkëlqyer.

Niveli dytë nga grupmosha nga 11- 14 vjeç u parqiten katër ekipe: Albania, KF Ramadani, Traisen dhe Kosovarët ku vendin e parë e zuri Traisen. Renditja: Traisen, Albania, KF Ramadani, Kosovarët. Në organizimin e ketij turneu u angazhan Xhafer Lleshi, Januz Saliuka dhe Musli Tahiraj në referimin e ndeshjeve, ndërsa mësuesit Ibrahim Hasanaj  dhe Osman Ademi në koordinimin e ekipeve!

Për fituesit organizatori ndau shpërblime ( medalje dhe kupa)!

U ndamë nga fusha e sportit me fjalët: Atdhe na prit se po vijmë! Pushime të mira verore ju dëshiron SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri!

 3. Juli 2018
Juni 092018
 

Sot populli shqiptar humbi njeriun, sportistin më me meritë të kombit Shqiptar, Fadil Vokrrin, lojtar që bënte krenar çdo shqiptar me lojën e tij të veçant.
Në emrin tim si dhe të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ngushëllime familjes, anëtarëve të Federatës së Kosovës si dhe mbar popullit shqiptar.

Halil Jashari

 9. Juni 2018
Suffusion theme