Feb 132015
 

17 shkurti

Ekipi i sapo paraqitur, që aplikoi përmes formularit elektronik në faqën e Ligës, është ekipi 17 SHKURTI! Sipas parashikimeve që kemi shkruar edhe më parë, pritet me të vërtetë një konkurrencë e fortë në këtë garë, pasi që tash për tash, askush nuk mund ta di rrjedhën e garave, se kush nga më të mirët do të mbetet në garën e madhe të finales!

Ekipit të posalajmëruar, 17 SHKURTI, i urojmë sukses në këtë garë!

Ekipi për informim!

 13. Februar 2015
Feb 112015
 

DRENICA

 

Edhe KAMPIONI 2014 – ekipi i futbollit DRENICA – ashtu siç edhe pritej nga përfaqësuesit e këtij ekipi, konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen në garat për më të mirin, në TURNEUN E PAVARËSISË 2015.

Para pak çastesh, nga Ekipi Teknik i Ligës, u informuam se edhe ekipi i futbollit DRENICA, që në kampionatin e fundit ishte me plot meritë KAMPIONI 2014, ka dorëzuar zyrtarisht informatat e duhura për pjesëmarrje në këtë garë, përmes formularit ONLINE për regjistrim në Turneun e Pavarësisë 2015 që është përgatitë pikërisht për këtë turnir!

Pothuajse gati të gjitha ekipet që kishin shpreh dëshirën për të marrë pjesë, që nga njoftimi për turnir, tashmë janë zyrtarizuar, dhe më këtë rast ato kan siguruar edhe vendet e tyre për pjesëmarrje në këtë turnir tashmë tradicional.

Ka mbetë edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e paraqitjes së ekipeve, dhe  ashtu siç kemi shkruar edhe më parë, do të jetë garë e një niveli të pa parë deri më tash, pasi që pjesëmarrja e puthuajse të gjitha ekipeve është e një cilësie të lartë. Mbetet të vërtetohet në fushën e futbollit, se cili ekip është më i përgatituri në të gjitha pikëpamjet, dhe kush do të jetë përcjellës në podest për dy vendet e tjera, pasi që tashmë kemi disa nga KAMPIONËT dhe NËNKAMPIONËT përgjatë historikut pesëvjeçar të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Kampionit, ekipit DRENICA, i urojmë sukses në mbrojtjen e podestit të të parit!

Ekipi për informim

 11. Februar 2015
Feb 102015
 

KUMANOVA

KUMANOVA, ekipi i ri që do të merr pjesë edhe zyrtarisht në Turnirin e Pavarësisë 2015, që këtë vit do të mbahet në Ternitz afër Vjenës, më 15.02.2015.

Ekipit KUMANOVA i urojmë suksese në gara!

Ekipi për informim

 10. Februar 2015
Feb 072015
 

Bish

Listës së ekipeve garuese në Turneun e Pavarësisë 2015, i bashkohet edhe ekipi i futbollit BISH VJENË, duke shtuar kështu numrin e ekipeve pjesëmarrëse të këtij turneu, i cili do të mbahet të dielen më 15.02.2015 në Ternitz, afër Vjenës. BISH VJENË është ndër ekipet që janë pjesë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ku në kampionatin 2014 treguan ndeshje mjaft cilësore.

Ju dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë turne!

Ekipi për informim

 7. Februar 2015
Suffusion theme