Apr 192019
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! URIME PASHKËT!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 19. April 2019
Apr 152019
 

Në takimin e kryesisë, që u mbajt këtë të shtunë, më 13.04.2019, ashtu sikur që ishte paraparë, u konkretizuan hapat e mëtejm të Kampionatit 2019, si dhe u morën disa vendime të rëndësishme për garat kampionale të këtij viti.

Në kuadër të vendimeve të marra, pos tjerash, u dha afati i caktuar nga kryesia, për dy ekipet që munguan në hapjen e KAMPIONATIT 2019, që organizon Liga SHqiptare e Futbollit në Austri, që këtë vit mbahen për herën e dhjetë (10) me radhë.

Arsyetimi rreth fushës, e cila kësaj here u caktua të ishte  jashtë qytetit të Vjenës, dhe afër të qytetit Wiener Neustadt, nuk u mor dhe nuk u arsyetua as nga kryesia, por as nga ekipet e punës, që veprojnë në kuadër të kryesisë së Ligës Shqiptare. Rikujtojmë se ky kampionat kishte interesim mjaft të madh të ekipeve, mbi dhjetë (10),  që dëshironin pjesëmarrjen në kampionatin jubilar, por kryesia, në bashkëpunim dhe në kontakt me ekipet, mori vendimet fikse. Pas afatit të caktuar kohorë, nga 11 ekipet që donin pjesëmarrjen, vetëm 8 nga ato ishin konform vendimeve të Ligës, kurse të tjerat për shkaqe organizimi në ekipet e tyre mbetën jasht këtyre garave.

Gjatë takimit të kryesisë, anëtarën e kryesisë, morën përgjigje konkrete nga njëri nga ekipet që mungonte, dhe që vitin e kaluar ishte ekip i rregullt. Ekipi në fjalë, KUMANOVA, dëshmoj dhe konfirmoj se vazhdojnë pjesëmarrjen në ligë, por ajo ditë dhe ajo distancë sihte e papërballueshme për ata.

Nisur nga këto fakte, kryesia mori qëndrimet dhe vendimet e veta, për çka disa ekipe respektivisht anëtarë të ekipeve, morën ndeshkimet e tyre, pasi që nuk respektuan rregullat e kësaj lige, që janë konform rregullave ndërkombëtare të futbollit.

Pas konfirmimit të ekipit KUMANOVA për vazhdimin e garave, mbetet edhe ekipi BESA, që në afatin kohorë, që caktoi kryesia, të paraqiten te organet e Ligës Shqiptare sipas vendimi që u mor në këtë takim.

Për datën e xhiros së radhës, duke marrë parasyshë festat që vijnë, PASHKËT dhe BAJRAMIN, do të njoftojmë pasi kryesia të merr vendimin dhe datën e ndeshjeve.

Falënderojmë të gjithë sportistët, të gjithë sportdashësit, dhe të gjithë të pranishmit, që ishin në fillimin e Kampionatit të Dhjetë, që kësaj here ishte jashtë kryeqytetit, për dallim nga vitet e fundit!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 

 15. April 2019
Apr 132019
 

Më 13.04.2019, duke filluar nga ora 18:00, në Keplerplatz, mbahet takimi i kryesisë, ku pikat kryesore do të jenë, fillimi i kampionatit 2019, pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së parë.

Ftohen anëtarët e kryesisë, dhe të të gjitha grupeve punuese, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në këtë takim!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J.)

 13. April 2019
Apr 082019
 

62 herë shënuan GOL  futbollistën e ekipeve garuese në KAMPIONATIN 2019, i cili është kampionati i dhjetë(10) me radhë, që organizon Liga Shqiptre e Futbollit në Austri. Ky ishte një fillim i mbarë i kampionatit, ku edhe moti ishte në krahun e sportistëve, sportdashësve dhe dashamirëve të sportit.

Këtë vit për herë të parë, në garat kampionale 2019, garojnë edhe dy ekipe të reja, të cilat qysh nga TURNEU i vitit 2018, gjegjësisht nga TURNEU pranveror i këtij viti, janë në kontakt të rregullt me Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, kurse tash zyrtarisht janë pjesëmarrës të rregullt në garat kampionale të sivjeme.

Njëri ndër këto dy ekipe është LUANI BAU, i cili mbështetet nga Firma që ka po të njëjtin emër „LUANI BAU“.

Ekipi i futbollit LUANI BAU, në ndeshjet e xhiros së parë, u përballën me dy kampionët e viteve të kaluara, me ekipin BESIANA, Kampion 2018, si dhe me konkurrentin e tyre, ekipin FC TIMI, Kampion i dyfsht i viteve 2015 dhe 2017. Edhe pse nuk korrën fitore nga këto ekipe mjaft të forta dhe të organizuara mirë, prapë se prapë ekipi LUANI BAU arritën të shënojnë kundër të dy ish kampionëve, duke fituar kështu simpatinë e shikuesëve dhe të sportistëve tjerë.

Ndër ekipet e reja, sikur që theksuam më lartë, që këtë vit garojnë në garat kampionale, është edhe ekipi WIEN WEST.

Edhe ky ekip ka në prapavijë autoshkollën ku flitet shqip, të quajtur FAHRSCHULE WIEN WEST, të cilët të motivuar dhe të organizuar startuan për herë të parë në një kampionat futbolli, duke u përballë kësaj rashe me ekipin SV ALBANIA, që ishte lojë me kthesa të shumta gjatë lojës, si përnga rezultati po ashtu eshe përnga loja. Edhe pse WIEN WEST arritën të mposhtin dy herë portën e kundërshtarit, në fund triumfuan lojtarët e ekipit SV ALBANIA, por që nuk ishte fitore e lehtë, pasi që WIEN WEST u treguan shumë të rrezikshëm gjatë lojës.

Lojën e organizuar mirë dhe me një fitore bindëse, WIEN WEST e realizoj kundër ekipit, tashmë veteran në Ligën Shqiptre të Futbollit në Austri, KF KRENARIA, të cilët i mposhtën me rezultat 10:4 në të mirë të WIEN WEST. Ndoshta mund të themi që ishte ndeshja më simpatike e kësaj xhiroje, pasi që futbollistët e ekipit KF KRENARIA arritën të shënojnë plot katër (4) herë në portën e kundërshtarit, por kjo nuk mjaftoj, pasi që WIEN WEST grumbulloj gjithsej dhjetë gola deri në fund të takimit.

Me duartrokitje dhe me lavdata u nda nga kjo xhiro edhe portieri i ekipit KF KRENARIA, i cili befasoj me parada dhe me aftësitë e veta si portier dhe si organizues mjaft i shkathtë i mbrojtjes në lojë, duke shtuar shpresat e këtij ekipi për xhirot e radhës të këtij kampionati.

BESIANA, që gëzon titullin KAMPIONI 2018 i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, arriti të shënojë fitore në të gjtiha ndeshjet e këtij raundi, edhe pse nuk ishin të gjitha të lehta, por që i ndihmon për të qenë me numër më të madh të pikëve, që mund të ndihmojnë në fund të këtij kampionati.

Lojtarët e ekipit SV ALNBANIA, që edhe vitin e kaluar treguan cilësi dhe suksese në garat kampionale të vitit të kaluar, fitoren e parë, për këtë vit, e shënuan kundër ekipit WIEN WEST, duke mposhtur kundërshtarin me pesë gola të shënuar dhe me një epërsi prej tre golash. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5:2 nëtë mirë të ekipit SV ALBANIA.

FC TIMI, ish KAMPIONI 2015 dhe ish KAMPIONI 2017, mposhti kundërshtarët me pamëshirë, duke marrë vetëm një gol nga ekipi LUANI BAU, gjë që dëshmon organizimin e mirë në sulm por edhe në mbrojtje.

Të pamëshirshëm ishin edhe kundër simpatikëve të KF KRENARIA, të cilën edhe pse patën disa reste për të shënuar, nuk arritën ta mboshtin portën e ekipit FC TIMI. Ky rezultat mjaft i mirë, të cilin e realizuan lojtarët e ekipit FC TIMI i ngritë ata në krye të tabelës dhe për momentin kryesues në fillimin e kampionatit 2019.

Duke parë dëshirën e dashamirëve të sportit, të sportistëve dhe të gjithë atyre që nuk ishin në fushë, por treguan interes të veçant për rrjedhën e garave kampionale të këtij viti, që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ekipi për informim ka shpërndarë shumë fotografi nga xhiroja e së dielës, të cilat mund t’i shihni në faqen e FACEBOOK-ut në linkun në vijim.

Liga Shqiptare e Futbollit nö Austri falönderoj tö gjithë aktivistët, sportistët dhe të gjithë sportadashësit dhe mbështetësit për realizimin e këtyre garave dhe ju uroj çdo të mirë në xhiroj e radhës, data e së cilës do të publikohet së shpaejti, pas takimit të kryesisë, që parashihet të jetë brenda kësaj jave.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 8. April 2019
Apr 032019
 

NJOFTIM – LUHET JASHT – NË FUSHË ME BARI NATYROR

Kliko HARTËN për Google Maps

Harta SOLLENAU

Këtë të diel, më 07.04.2019, në SOLLENAU, 30 minuta afër Vjenës, fillojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të dhjetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që ditën e diel, më 07.04.2019, të paraqiten në fushë në orën 9:30, në stadiumin „SC SOLLENAU“, Waldparkstraße 1,  2601 Sollenau!

Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportivnë orën 9:30!

Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË PARË të KAMPIONATIT 2019. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: „SC SOLLENAU“, Waldparkstraße 1, 2601 Sollenau
ORA PËR EKIPET: 9:30
TERENI: Jasht – Stadium futbolli
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë një vit të mbarë sportiv dhe suksese në garat e futbollit gjatë KAMPIONATIT TË 10-TË!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 3. April 2019
Suffusion theme