Nov 062016
 

button-55mm-kupa-2016

Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për datën e turnirit KUPA E PAVARËSISË, përmes formularit online dhe përmes kontakteve të caktuara më parë, deri më tash 6 ekipe konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir të futbollit, me karakter festiv.

Ekipet që qysh tash dëshirojnë të jenë në këtë TURNIR, janë:

  1. KËRÇOVA (Kampioni 2016)
  2. TIMI (Kampioni 2015)
  3. BESA
  4. KRENARIA
  5. DUKAGJINI
  6. TERNITZ
  7. VJENA 14

ndërsa listën aktuale dhe emrat e ekipeve të tjera, do t’i aktualizojmë sipas paraqitjeve dhe konfirmimeve!
Vetëm ekipeve të paraqitura me kohë dhe të konfirmuara, ju mundësohet pjesëmarrja në turnirin KUPA E PAVARËSISË 2016!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është  80€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në Vjenë, në palestër (Sport Halle), më 20.11.2016, nga ora 12:00!
  • Luhet me mbathje të lejuara për palestër ! ( këpucë që nuk lënë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Paraqitja bëhet:
  • Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
    • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: KUPA 2016)
      • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
      • Banka: VOLKSBANK
      • BIC: MVOGAT2102W
      • IBAN: AT074211045492830000
    • ose Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes  ose përmes telefonit!

Ju urojmë mirëseardhje dhe suksese!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 6. November 2016