Nov 112016
 

button-55mm-kupa-2016

Shtohet numri i ekipeve pjesëmarrëse për TURNIRIN E FUTBOLLIT KUPA E PAVARËSISË 2016, i cili mbahet në Vjenë, më 20.11.2016, nga ora 12:00.

Lista e ditës së sotme deri në mesditë, e ekipeve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir të futbollit, që luhet me sistem 5+1, sipas informatave të ekipeve të punës, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, deri më tash është me këtë radhitje:

(Njoftim: Radhitja është sipas paraqitjes së ekipeve, që u kërkua nga kryesia e Ligës)

  1. TIMI
  2. KËRÇOVA
  3. BESA
  4. KRENARIA
  5. DUKAGJINI
  6. TERNITZ
  7. VJENA 14
  8. DEÇANI
  9. KOSOVA

dhe kjo listë do të aktualizohet nga ekipet tona të punës, sipas informatave të aktivistëv, organeve të ligës dhe kryesisë!

Në vazhdim disa informata për ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në Turnirin KUPA E PAVARËSISË 2016!

  • Pjesëmarrja për ekip është  80€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në Vjenë, në palestër (Sport Halle), më 20.11.2016, nga ora 12:00!
  • Luhet me mbathje të lejuara për palestër ! ( këpucë që nuk lënë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Paraqitja bëhet:
  • Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
    • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: KUPA 2016)
      • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
      • Banka: VOLKSBANK
      • BIC: MVOGAT2102W
      • IBAN: AT074211045492830000
    • ose Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes ose përmes telefonit!

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 11. November 2016