Sot në BARBARA STADION, në Prottes, u zhvilluan ndeshjet e para të KAMPIONATIT 2014.
Për informata tjera shihni në http:/live.futbollishqiptar.eu
Edhe një ekip tjetër në garat e KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014, që i bashkohet Ligës Shqiptare të Futbolli në Austri.
Kësaj radhe është KF DRENICA, ekip ky që këtë të shtunë bëri zyrtarizimin e pjesmarrjes në garat për kampion, që synon të renditet në krye të tabelës, por edhe të jetë e suksesshme në garat për KUPË, që organizohet poashtu në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit, për të dytën herë me radhë.
Ekipin e ri KF DRENICA dhe stafin udhëheqës i falënderojmë për pjesmarrje dhe u urojmë suksese në gara!
Sapo arriti konfirmimi se edhe ekipi tashmë i rregullt i futbollit BISH garon edhe në Kampionatin e Futbollit 2014 dhe në Garat për Kupën 2014. Urojmë gjithashtu suksese!
Afati i paraqitjes së ekive për të garuar në Kampionatin 2014 është deri më 22.04.2014, në orën 23:59.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
Njoftojmë të gjithë sportdashësit dhe grupet punuese në kuadër të Ligës se takimi i radhës mbahet më 12.04.2014, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në Rögergasse 16/1, 1090 Vjenë, në orën 19:00.
Të ftuar janë të gjithë përfaqësuesit e ekipeve garuese dhe ato që dëshirojnë të garojnë, komisionet e Ligës, përfaqësuesit e referëve dhe të gjithë dashamirët e sportit që kontribuojnë në Ligën tonë.
Shihemi në orën 19:00, në Rögergasse 16/1, 1090 Vjenë!
Mbrëmë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ekipeve, por dhe aktivistë që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë Ligë.
Në këtë takim, pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, që theks të veçantë kishin organizimin e KAMPIONATIT për këtë vit, 27 prilli u zyrtarizua si datë e fillimit të Kampionatit të Futbollit për vitin 2014. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë KAMPIONAT do të njoftohen edhe zyrtarisht për detaje.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe kërkesat e parashtruara të ekipeve tjera që kan shprehë dëshirën për të qenë pjesë e Kampionatit 2014. Pritet të merret vendimi i Kryesisë në lidhje me kërkesat e tyre.
Të gjithë të interesuarit tjerë për pjesëmarrje në këtë Kampionat, mund të bëjnë paraqitjen e ekipeve të tyre deri më datën 12.04.2014, ku pastaj bëhet hedhja e shortit dhe publikimi i orareve përfundimtare të ndeshjeve për këtë vit.
Takimi i radhës i Kryesisë së Ligës do të mbahet më datën 12.04, në selinë e Ligës.
Ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2014, u urojmë fat në luftën për KAMPION dhe në garat për SUPERKUPË!
Nga Kryesia,
Vjenë, 30.04.2014