futbollishqip

Jan 192014
 

Në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), këtë të shtunë, u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Ky takim shënon takimin e parë për këtë vit, ku njëherit zyrtarisht u shënua fillimi i përgatitjeve për garat e vitin 2014 në kuadër të kësaj Lige.

Të pranishëm në këtë takim ishin poashtu edhe përfaqësues nga Referët, Komisioni i Garave, Komisioni  Disiplinorë por edhe Përfaqësues të Ekipeve që garojnë në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.

Të gjitha grupet punuese dhe pjesëmarrësit në këtë takimi premtuan përkrahje edhe në të ardhmen për këtë Ligë. U diskutuan dhe u vlerësuan poashtu edhe takimet dhe bashkëpunimet me grupe të tjera edhe jasht Lige, por edhe përkrahjet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga sot filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.

Nga Kryesia

Vjenë, 18.01.2014

 19. Januar 2014
Jan 152014
 

 

 

 

 

 

 

Takimi i radhës i kryesisë së Lshf A dotë mbahet

18.01 2014 në selin e saj në Vjenë.

Ora e takimit 18 00.

 

 15. Januar 2014
Dez 312013
 

L SH F A       Ju uron shumë fat dhe suksese në vitin 2014!

 31. Dezember 2013
Nov 032013
 
         Liga Shqiptare e Futbollit ne AustriNe nje ambient jashtzakonisht te pershtatshem u mbajte per here te pare Kupa Shqiptare e Futbollit ne Austri  nen organizimin e Liges Shqiptare te Futbollit ne Austri.

 

Te pranishmit  (ekipet futbollistike ) si gjthnje i pershendeti  Kryetari i  lIges z.Qani Sylejmani , i cili dha nje rezyme te shkurter per kampionatin e sapo perfunduar dhe per rendesine e mbajtjes se Kupes e cila do te jet nje gare tradicionale qe do te organizohet nga LSHFA krahas kampionatit te rregullt. Ekipet pjesemarrese ishin pregaditur jashtezakonisht mire per kete kupe  , u treguan ndeshje mjaft te mira ku dominoi  fer play dhe angazhimi i pa shoqe i te gjitha ekipeve per te renditur sa me larte ne tabelen klasifikuese. Tavolina zyrtare e cila edhe udhehoqi me kete gare  perbehej nga perfaqesuesit e LSHFA-se  z. Halil Jashari dhe z. Luan Kreka  qe me pergjegjesi te plote realizuan mbarevajtjen e garave. Ndeshjet si gjithnje me autoritet i drejtuan Fuad Rexhepi dhe Abdullah Abdullahu.
Gara e Kupes Shqipetare u pershkrua nga nje rivalitet i denje  ku qe ne fillim u verejt se ekipi i FC Timi ishte i vendosur qe ta pasuroj vitrinen e tyre te trofeve  edhe me Pokalin e Kupes Shqiptare gje qe edhe me plote merite arriti ta realizoje ne finalen ku perball kishin ekipin e Ternizit qe po ashtu ishte nje ekipe shume kompakte me lojtar jashtzakonisht mire te pregatitur por ekipi i FC Timi u tregua me i mire dhe me te drejte u stolise me Kupen Shqiptare te Austrise. Per vendin e trete forcat i maten ekipi  FC Ordinanca dhe kampioni i LSHFA-se FC Megi  qe kete radhe u paraqit me formacionin e dyte  dhe kuptohet se nuk ishin ne gjendje ti kunderviheshin ekipit Ordinanca qe me te drejte u rradhite si e treta ne kete Kupe.
Siq e thame edhe me larte u treguan lojera mjaft atraktive ku pati lojtare, golashenues e portjer qe  do ti deshironin shume ekipe ne rradhet e tyre shih per kete LSHF- ka marre kontaktet me menaxhere te njohur  Austriak te futbollit per plasimin e talenteve shqipetare  ne ekipet me eminente te futbollit ne Austri .
Ne funde te gares si e do rendi u shpallen me te miret dhe ate si ne vijim:
Dy lojtare merituan epitetine Fer Playit : Esmir Zenuni dhe Simon Capellman,
Ekipi me Fer Play : Ice Dream,
Golashenuesi me i mire:  Gjon Doda nga FC Timi dhe
Portjeri me i mire  : Sami Sukaj nga ekipi Ordinanca.
Vendi i pare -fituesi i  Kupes : FC Timi
Vendi i Dyte : ekipi i Ternizit, Vendi i trete : ekipi Ordinanca dhe Vendi i katert FC Megi
U ndame nga ky aktivitet me shprese se vitin e ardhshem ky sport do te masovizohet edhe me shume nder mergimtaret Shqipetar ne Austri e kontakti per kete aktivitet  tani me eshte i njohur- LSHFA.
 
Me rrespekt, 3 Nentor 2013
Kryesia e LSHFA
 3. November 2013
Okt 212013
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon turneun

“Kupa Shqiptare 2013“ Austri

 

 

 

 
Turniri është i hapur pët të gjithë dhe pjesmarrja është 100,- Euro, ekipet që vijnë jashtë teritorit të Austrisë janë të liruara nga parapagesa.
 
 me 3.11.2013 nga ora 9:00 – 17:00
ne Ternitz, Strasse der 12 Februar Nr: 25
 
Fituesi i Kupës “Kupa Shqiptare 2013“ merr pjesë në „Super Kupë“, dhe ndeshet me kampionin e LSHFA-së 2013.
Super Kupa mbahet në pranverë 2014.
 
Afati i regjistrimit është deri më 1.11.2013 ora 24:00
 
 
Për informata të mëtutjeshmë shiqo në www.futbollishqiptar.eu
 
respektivisht në telefon ose përmes E-Mail`it
 
Januz Saliuka Tel.: 0699 19478902,   E-Mail: januz63@hotmail.com    
Halil Jashari Tel.: 0664 5416986,   E-Mail: halil.slupcan@hotmail.com
 
 
 
Pagesën për pjesmarrje të bëni në Xhirollogarinë bankare (shëno Kupa shqiptare 2013 dhe emrin e ekipit)
 
Xhirollogaria e Ligës së Fultbollit Shqiptar në Austri Banka – VOLKSBANK
BLZ – 42110                               Konto Nr– 45492830000                  BIC – MV0GAT2102W
 21. Oktober 2013
Suffusion theme