Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, u uron ditë të mbara gjatë muajit të Ramazanit, duke u dëshiruar mbarëvajtje të lehtë gjatë axhërimit, fat, lumturi dhe shëndet!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Turnir më datën 15.05.2022, në Vjenë,
i quajtur si turniri TALENTËT E DIASPORËS! Për këtë aktivitet pritet bashkëpunim edhe me Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës të Republikës së Kosovës!
Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë, ose të thirrni në një nga numrat e telefonit që i gjeni më poshtë!
Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:
PARAQITJA E EKIPEVE
Paraqitja e ekipeve për turnir përmes telefonit:
Paraqitja e ekipeve për turnir – përmes formularit (kliko)!
NJOFTIM!
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e plotë, dhe përmes bankës, disa ditë para datës kur mbahet turniri, fitojnë të drejtën për pjesëmarrje!
Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim!
Ekipi për informim (A.J.)
U caktua takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, i cili do të mbahet më datën 19.03.2022, ku do të diskutohen planet për veprimtarinë e aktiviteteve në Ligën Shqiptare, sipas parashikimeve, pas zbutjes së masave të pandemisë.
Pas marrjes së vendimeve do të publikohen në faqën zyrtare strategjia e vitit dhe informatat e nevojshme të aktiviteteve tl Ligës Shqiptare.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Sikur çdo vit, kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!
Në kushtet aktuale ishte e pamundshme të mbajmë traditën tonë kulturore/sportive/festive, prandaj urojmë dhe shpresojmë që herave tjera të kemi mundësi të festojmë, me aktivitete sportive dhe kulturore, sikur që e ka traditë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tashe e dymbëdhjet vjet më parë!
Shpresojmë në përmbushjen e eëndrrave dhe dëshirave tona!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)