futbollishqip

Apr 162012
 
FTESE

Të nderuar bashkëatdhetar dashamir te futbollit.
Dita e djell 22.04.2012, është dita që gjithë
na se bashku e presim me pa durim.
Kryesia e LIGËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT NË AUSTRI
i bëri pregaditjet e fundit.
Të djielën bëhet hapja e solemne e kampionatit 2012
Kjo ditë ështe  e sportit shqiptar në Austri,
prezenca e përfaqsuesit të ambasadës
Rep.së Shqipërisë në vjenë, dhe Rep.së Kosovës
Një program artistik me shoqrinë 12. Qershori me këngë dhe valle.
Prandaj lusë të gjithë  ekipet antare në
LIGËN SHQIPTARE që të jen me veshje
sportive në fush në ora_09:30.
Unë kam një mesazh, për të gjith të ritë shqiptarë në Austri,
sporti ju bahskon më semiri.
Jam i sigurt se Kampionati 2012
do të jet viti i sukseseve të mdha
të futbollit shqiptar në Austri.
Lusë të gjithë pjesëmarsit të respektojë
statutin e ligës dhe regulat e futbollit.
Në emër tim personal dhe ate të  kryesisë,
ju dëshiroj suksese dhe ju luse për FAIR-PLAY.

´ Me nderime dhe respekt
Kryetari juaje
QANI SULEJMANI
16.04.2012 Wien
 16. April 2012
Apr 152012
 

Vjenë 15 04 2012 nën  organizimin e Cafe Timi   me sukses përfundoi Turniri  i Pamvarsisë

ku pjesëmarës në këtë turne ishin   20 ekipe të ndara në 4 grupe.

Me këtë rast finalja u takoi ekipit Fc. Megi dhe Lahuta e Malësisë  ku me rezultatin minimal 1:0 Fc Megi fiton finalen

ndërsa  vendi e tretë  i takoi Extravagand si dhe vendi i 4 ju nda ekipit Besimi

Në këtë manifestim sportiv pjes marrës ishin edhe Abasadori i Republikës së Shqipërisë   Vili Minarolli si dhe Ambasadori i republikës së Kosovës Sabri Kiçmari ku bën ndarjen e bokaleve ndërsa për argëtim u përkujdes shoqata 12  Qershori ku me disa valle u paraqit para një publiku të konsiderueshëm.në emër të nikoqirit Cafe Timi ju falenderua të gjithë pjesëmarve.

 

 

 

 

 

Fc Timi
Pyetjet ?
1.Sa jeni të përgaditur për fillimin e kampionatit 2012 ?
Ne krahasim me vitin e kaluar sivjet jemi konpak dhe besoj edhe nje pikerregullores per kontrollin mjeksor do ta kryjme deri ne fillimin e kampionit2.A mendoni se ju janë mundësuar kushtet e volitshme nga anae Ligës për zhvillimin e kampionatit ?
Po bile shum L.SH.F. ne Austri po kalon nga tri shkall drejt profesionalizmit
3.Sa keni arritur që ti konsilidoni rradhet e ekipit tuaj për këtë sezon ?
Ne krahasim me krizen e vitit te kaluar sivjet kemi nje ekip te gjenerates re te

diciplinuar te fuqishem psiqikish dhe fizikisht
besoj se do te korri suksese

 

 

 

 

E nderuara kryesi e Liges Shqiptare e Futbollit ne Ausri
Turniri Tradicional i Pavaresise qe u mbajt me 15.04.2012 mendihmen e juaj u krye me sukses.
Pjesmarrja e 20 ekipeve qe shumica ishin ne LigenShqiptre si dhe ekipeve tjera qe mendojne te jen garus ne vitet tjera ne Lige
si dhe ambasadoret e R.Shqiperise prf.Dr. Vili Minaroli, R.Koseoves Dr.Sabri Keqmari
shoqata 12 Qershori, pjesmarrja e sponzoreve Megi-Bau, Zyba-Og, MSP Muje Stadller, ordinazioni Zenuni, Coca Cola
me bejne te fort e kurrojao qe organizoj kete Turnir Tradicional te Pavaresise.
Un ne emrin tim personal dhe Cafe Timi ju faleminderohem perzemersisht.

Mexhid Bislimi

 

 

 


 

 15. April 2012
Apr 142012
 

 

Takimi i Radhës :

 

Ftohet Kryesia e Lsh f A-së që më 14.04.2012 në ora 19.00

në takimin e rregullt të radhës në zyrën  e Lshf A-së. Rögergasse 16

 

Rendi i punës:

-Përgaditjet përfundimtare për fillimin e kampionatit të fudbollit në LshfA-së

-Të ndryshme

 


Informim mbi ekipet:

Duke ju ofruar fillimit të kampionatit po afrohet edhe interesi për
të njohur mësë afërmi me gjendjen e ekipeve të Lshf A-së andaj
të nderuar përfaqsues të ekipeve antare në Lshf A ju lutem që me përgjigjet tuaja
në pyetjet tona dotë na informoni se si jeni duke u përgaditur për kampionatin 2012

 

Lahuta e Malësisë

1.Sa jeni tė pėrgaditur pėr fillimin e kampionatit 2012 ?

Klubi i futbollit Lahuta e Malesise ka bere te gjitha pergaditjet teknike, organizative dhe kadrovike per pjesemarrje ne sezonin e ri te Liges Shqiptare ne Futboll ne Austri. Konkretisht ne javet e kaluara jane mbajtur tre takime te kryesise se klubit, eshte ne finalizimi e siper lista perfundimtare me emrat e lojtareve. Poashtu eshte siguruar fondi i mjaftushem per mbulimin e shpenzimeve te nevojshme pergjate 10 xhirove te kampionatit. Ne nderkohe kemi dhe oferta nga afariste te sukseshem shqiptar ne Vjene per sponzorim shtese. Para pak ditesh kemi zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore me klubin Kafe Timi, ndersa jemi percaktuar per pjesemarrje ne Turneun e Pavareise qe do te mbahet me 15 prill 2012 ne Vjene.

2.A mendoni se ju janė mundėsuar kushtet e volitshme nga ana e Ligės pėr zhvillimin e kampionatit ?

Ne krahasim me vitin e kaluar, mendojme se eshte permiresuar, rritur dhe avancuar komunikimi mes kryesise se Liges dhe klubeve. Kesaj i kane kontribuar edhe njoftimet e derguara nga klubet si dhe postimi i tyre ne web-faqen e liges, e cila eshte pasuruar dhe profesionalizuar edhe me shume, per cka pergezojme kryesine e Liges. Poashtu eshte per tu pershendetuar zhvillimi i disa takimeve mes kryesise se liges dhe perfaqesuesve te gjithe klubeve te regjistruare ne te cilat klubi yne ka dhene nje kontribut modest.

3.Sa keni arritur qė ti konsilidoni rradhet e ekipit tuaj pėr kėtė sezon ?

  Ne krahasim ne vitin e kaluar dhe duket perfituar nga pervoja nje vjeqare e pjesemarrjes ne garat e Liges, mund te ju njoftojme se e tere kryesia e cila udhehoqi klubin ne sezonin e kaluar ka vazhduar te jete aktive edhe sivjet ne te njejtin rol. Poashtu edhe trajneri do te jete ai i njejti si sezonin e shkuar, nderkohe qe kemi pasuruar fondin e lojtareve edhe me disa emra te rinj.
Ne fund ju deshirojme te gjitha ekipeve pjesemarrese ne Lige suksese sportive dhe atmosfere vllazerore ku do te promovohen vlerat tona te respektit dhe miqesise per njeri tjetrin.
Me ndeime,
Kryesia e klubit Lahuta e Malesise,
Vjene, 11 prill 2012

K F Struga

1.Sa jeni të përgaditur për fillimin e kampionatit 2012 ?

Si edhe ne Sezonin e kaluar edhe gjate ketij Sezoni jemi te pergatitur maksimalisht.
Besojme se me disa perforcime qe kemi bere gjate ketij Sezoni, do te ofrojme per te gjithe dashamiresit e Futbollit
ne LSHFA lojra te nje cilesie sa me te larte.
2.A mendoni se ju janë mundësuar kushtet e volitshme nga ana e Ligës për zhvillimin e kampionatit ?
Si dhe gjete Kampionateve te kaluara edhe per kete Kampionat kemi besim te plote ne Komisionin e Garave te LSHFA
e cila e ka deshmuar veten dhe i Urojme suksese ne te Ardhmen.

3.Sa keni arritur që ti konsilidoni rradhet e ekipit tuaj për këtë sezon ?

Sic e cekem edhe me lart ne u kemi mbetur besnik Lojtareve Tone te Kampionateve te kaluara, por mbasi kete vit
garojme vetem me nje Ekip kemi inkuadruar edhe disa Lojtare nga Ekipi ,,VELESHTA,, si dhe Kapitenin e Perfaqesueses se LSHFA
z.Lulzim Bojku te cilin e pershendesim duke i deshiruar Mireseardhje dhe Suksese ne KS STRUGA dhe Perfaqesuesen e LSHFA.
Shfrytezojme rastin qe ti pershendesim te gjitha Ekipet Pjesemarrese ne Kampionat duke ju Deshiruar suksese ne Kampionatin e Ardhshem.
Pershendesim gjithashtu Kryesine e LSHFA dhe ne vecanti Ju z.Halil per kontributin tuaj Madheshtor.

Me Respekt
Kryesia e KS STRUGA

Samed VINCA dhe Nexhbedin LLESHI

 


Sh K S  Mërgimi

1.Sa jeni të përgaditur për fillimin e kampionatit 2012 ?

Kryesia e shoqates KS Mergimi Ternitz. Ekipi futbollit manaxheri dhe traineri i ekipit presin me pa durim fillimin e kampionatit 2012 dhe jan te bindur se ky kampionat do te jet shum interesant dhe do të ket nivel  të lart te lojave që dotë xhvillohen ne sezonin pranvenore dhe na si udhëheqës të ekipit mendojme se jemi mir te pregaditur.

2.A mendoni se ju janë mundësuar kushtet e volitshme nga ana e Ligës për zhvillimin e kampionatit ?

Shfrizojm rastin te falemenderojm kryesien e liges Shqiptare dhe komisionen e garave qe tre vite me radh pregadit nje System te mire dhe na ka munsuar qe rinija shqiptare te xhvillon xhdo javë ndeshje interessante dhe ni takim vllazerore, prandaje na si ekip i SH.K.S Mergimi do te bëjme çmos qe tregojnë loja interessante dhe të tregojme disciplin në fushë dhe jasht fushe që të dëshmojnë që shqiptarët kanë vendije te lartë.

3.Sa keni arritur që ti konsilidoni rradhet e ekipit tuaj për këtë sezon ?

Trainjeri Lirimi dhe manageri Rexhep Neziri kan bë pregaditje phsyhiko-Fizike dhe i bëjnë pregadtitjet e fundit që ekipi i shoqatës deri ne fillimin e kampionatit te pragaditet sa me mire dhe na si perfaqësues te ekipit mendojme qe ekipi i jone do ta presentojne shoqaten  sa me mire. Na duke pas parasyesh konkurrencën shum të madhe mejdojmë se ekipi i yn është i gatshëm të arim deri në vendin e pestë  ,kryesies te liges dhe gjith ekipeve antare ne ligen shqiptare ju deshirojme suksese pun te mbar gjat kampionatit 2012.

 14. April 2012
Mrz 282012
 

Në praninë e shumicës së ekipeve të Ligës Shqiptare të Futbollit, në Prottes  përfundoi me shumë sukses seminari për të cilin ishin angazhuar disa nga  udhëheqësit e Ligës për sqarimet rreth rregullave të ligës, si dhe rregullat e lojës, ku në detaje u sqaruan të gjitha pikat.

Për këto sqarime u përkujdes Kr. Qani  Sulejmani si dhe Abdullah Abdullahu.

Këtë takim njëherit e përshëndeti edhe pronari i fushës së lojës Denisi, i cili përveç që falënderoi në përgjithësi anëtarët e Ligës, ai konfirmoi edhe njëherë për mundësinë e dhënë që liga ti zhvillon raundet e saja me të gjitha kushtet që i posedon kjo fushë.

Pas mbarimit të seminarit, siç ishte e paraparë, në fushën e gjelbërt u takuan të përzgjedhurit e trainer Musliut, ku u zhvillua një ndeshje cilësore me shumë gola dhe aksione të bukura.

Për ligën  Halil Jashari

 28. März 2012
Suffusion theme